Foto: Ilustrim

Vdekja e dyshimtë në Mitrovicë të Veriut, shoqërohen në polici 2 persona

Një person është gjetur i vdekur  mbrëmë në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut.

KALLXO.com mësoi se viktima dyshohet se është nga Zveçani dhe është person i njohur për Policinë.

Ndërsa sot policia ka shoqëruar në stacion dy persona në cilësinë e të dyshuarve.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe zëdhënësi i Policisë në atë rajon, Besim Hoti.

“I kemi shoqëruar në polici dy persona të cilët janë në cilësi të të dyshuarve. Deri më tani vepra ende është e kualifikuar si vdekje e dyshimtë ndërsa prokurori pas intervistimit edhe të dy të dyshuarve mund të bëj rikualifikim të veprës penale nëse ka prova. Njëri nga personat sipas kamerave të sigurisë shihet se ka qenë në bashkëbisedim direkt me viktimën ndërsa dy të tjerë janë shoqërues”, tha Hoti për KALLXO.com.

Tutje Hoti shtoi se janë në kërkim edhe të personit të tretë i cili është identifikua edhe po dyshohet se është i involvuar në rast.

KALLXO.com raportoi për ngjarjen e cila ndodhi mbrëmë në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën Veriore.

Detaje për incidentin në “Lagjen e Boshnjakëve”, viktima dyshohet se është goditur në kokë