Foto-ilustrim

Detaje për incidentin në “Lagjen e Boshnjakëve”, viktima dyshohet se është goditur në kokë

Një person është gjetur sonte i vdekur në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën Veriore.

KALLXO.com merr vesh se viktima dyshohet se është nga Zveçani dhe është person i njohur për Policinë.

Sipas burimeve të KALLXO.com, viktima ka shenja të goditjeve në kokë.

Trupi i viktimës është tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe pas obduksionit do të merret vesh shkaku i saktë i vdekjes së tij.

KALLXO.com ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes.