Vasfije Krasniqi- Goodman: Më kanë thënë e ke lehtë të rrëfehesh për shkak se ke burrë amerikan

 

Në seancën e kuvendit kushtuar viktimave të dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi- Goodman, ishte e ftuar për të ju drejtuar popullit për përjetimet e saj si dhe reflektimin që kishte guxuar të bëjë.

Krasniqi- Goodman, tha se është shumë e pakënaqur me mënyrën se  si trajtohen gratë e prekura nga dhuna seksuale nga familja dhe institucionet në Kosovë, ajo dënoi paragjykim dhe stigmatizimin që po u bëhet këtyre grave që kanë qenë pjesë ë këtij krimi.

“Dua të ju falënderoj që këtë seancë të veçante ia kushtuat një çështje kaq të ndjeshme për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe në këtë rast më lejoni t`i përshëndes të gjitha viktimat e dhunës në Kosovë. Ligji i Kosovës neve na quan viktima, por ne jemi të mbijetuara, asnjëherë nuk jam ndier si sot në Kosovë, ndihem mirë kur burrat i përkrahin gratë e tyre, por ndihem keq kur familjarët i përballin me fjalë që unë këtu nuk mund t`i përmendi. Prej këtu kanë dal fjalë që na kanë lënduar shumë ne viktimave. Vendi jonë na stigmatizon, po ku ishit ju para 20 viteve, a ishit në tavan kur u dhunua gruaja , ku e morët guximin me lënë atë grua, ku ishit kur u dhunu jeta 7 vjeçare”, tha ajo.

“Ne duam vetëm drejtësi dhe mbështetje, e ju nuk keni qenë më na mbrojte, na kemi dëgjuar se Vasfija e ka lehtë pse e kam burrin amerikan, por mos harroni se vëllai im ballafaqohet me fjalime edhe ai po mundohet çdo ditë që unë ta kem një jetë më të mirë dhe gjithë gratë tjera”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi- Goodman tutje akuzoi se përse që 20 vite nuk ka asnjë të dënuar për krime të dhunës seksuale, duke shtuar se rastin e saj e kishin humbur UNMIK-u, EULEX-i, por që do ngrisë zërin për gratë tjera.

“Si keni fytyrë kur e dini që gruaja juaj ndihet më lirë të ballafaqohet me ndodhin e saj sesa tek familja, kjo është e tmerrshme për shoqërinë e Kosovës, sidomos burrat që i mundojnë me rrahje gratë veç pse çfarë i bëri armiku gjatë luftës. Nuk ua falim atë që na keni bërë të përjetojmë  që 20 vite. Ju lus që krimet e luftës t`i merrni me seriozitet por edhe dënimet sepse që 20 vite nuk është dënuar asnjë, rasti im ka humb e ka humb UNMIK-u, EULEX-i por unë nuk do ndalem do luftojë për tjerat sepse e di çfarë është të luftosh për drejtësi dhe të mos e  gjesh atë”, tha Krasniqi-Goodman.

LIVE Vasfije Krasniqi- Goodman, e mbijetuara e dhunimeve gjatë luftës, mban fjalim në Kuvendin e Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 9 mars 2020

.