Harta e 'Transparency International' që tregon vendet me CPI të ndryshme, Foto: Transparency Intrenational

USNews: Russia, shteti më i korruptuar në botë

Organizata joqeveritare ‘Transparency International’, me seli në Gjermani, e përkufizon korrupsionin si “shpërdorim të pushtetit të besuar për përfitime private”. Organizata, e cila e përpilon Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të fokusuar në secilin shtet, thekson gjithashtu se korrupsioni po nxit një krizë globale në demokraci.

Rusia shihet si vendi më i korruptuar në botë, sipas renditjes së vendeve më të mira sipas media amerikane  ‘U.S. News 2022’, një analizë e bazuar në perceptimin e 85 vendeve, e nxjerrë nga një sondazh i fundit me më shumë se 17,000 njerëz në mbarë botën. Në sondazh, të anketuarit përcaktuan se cilat vende i lidhin me termin “korruptuar”, përkufizimi i të cilit u la i hapur për interpretimin e tyre. 

Këto perceptime ndikojnë në nënrenditjen e vendeve që konsiderohen të hapura për biznes nga ‘U.S. News’, si dhe në renditjen e përgjithshme të vendeve më të mira dhe listat e vendeve më të mira për të investuar, vendet më të mira për t’a vendosur selinë e një kompanie dhe vendet më transparente.

Përceptimi i Rusisë si vendi më i korruptuar shënon një rënie nga numri 5 në këtë listë në vitin 2021, kur Iraku mbante vendin e parë. Gjithashtu në vitin 2022, Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 23-të në mesin e vendeve që shihen si më pak të korruptuara, pasi u renditën në vendin e 24-të vitin e kaluar.

Këtu janë 10 vendet që perceptohen si më të korruptuarit, sipas US News: Rusia, Irani, Kolumbia, Meksiko, Burma, Brazili, Arabia Saudite, Zambia, Bangladeshi dhe Bjellorusia./USNews.