Foto: Ilustrim

Ushtroi dhunë fizike ndaj një gruaje, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Një 31-vjeçar nga Ferizaj është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Sipas Policisë së Kosovës si pasoj e dhunës viktima, 27-vjeçare, ka pësuar lëndime trupore.

“E njëjta ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, pastaj është liruar”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Sipas këtij njoftimi, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, në fshatin Varosh të Ferizajt.

Tutje është treguar se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.