Foto: FSK

Ushtarët e Kosovës trajnohen nga Ushtria e SHBA-së për qitje me mortaja

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se pjesëtarët e saj janë trajnuar nga ushtria e Amerikës për qitje me mortaja.

Siç është thënë në njoftimin e FSK-së në kuadër të bashkëpunimit bilateral me partnerin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ekipë mobile nga “Security Assistence Training Menagment Organization” (SATMO) e ushtrisë Amerikane ka realizuar trajnimin me mortaja për pjesëtarët e FSK-së.

FSK-ja tha se pjesa teorike e këtij trajnimi është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj ndërsa pjesa praktike në poligonin në Melle të Republikës së Shqipërisë.

“Së bashku më të fortë” – është thënë në njoftimin e FSK-së, teksa është shtuar se profesionalizmi, disiplina, përkushtimi e besimi i ndërsjellë me aleatët e Kosovës kanë ndikuar në ecjen dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë bazuar në planin 10 vjeçar të tranzicionit.

Tutje është thënë se qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të artilerisë, avancimin e operimit me sistemet e armatimit, ngritja e aftësive taktike, rritjen e saktësisë në objektivat e qitjes me qëllim ngritjen profesionale të pjesëtareve te FSK-së.

Foto: FSK
Foto: FSK
Foto: FSK
Foto: FSK