Ushtaraku Fadil Hadërgjonaj – Bjeshka i bashkohet LDK-së

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se Fadil Hadërgjonaj i është bashkuar LDK-së.

Përmes një njoftimi në Facebook, Abdixhiku ka prezantuar biografinë por edhe disa fotografi me Hadërgjonajn

“Gjeneral Fadil Hadërgjonaj, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. ‘Bjeshka’ siç e thërrasin shokët e luftës, është një prej figurave më të shquara e të njohura në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë” – ka shkruar kreu i LDK-së.

“Fadili shkollimin e kreu në vitin 1989, në Akademinë Ushtarake të ish APJ-së, në drejtimin ‘Mbrojtja e Hapësirës Ajrore’, për të vazhduar më pas në Shkollën Komando Shtabore në vitin 2008. Ndërsa vazhdoi shkollimin në Akademinë për Mbrojtje në Britaninë e Madhe gjatë viteve 2011 – 2015. Në vitin 2018 magjistroi në Shkencat e Sigurisë në Prishtinë” – thuhet tutje në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë: