Foto: REL

Ura që bashkon binjakët e ndarë nga coronavirusi (VIDEO)

Të ndarë nga COVID-19, binjakët 73-vjeçarë suedezë, Ola dhe Pontus Berglund, takohen çdo të shtunë, në një urë që lidh Norvegjinë dhe Suedinë, secili në anën e tij të kufirit.

Për shkak të masave aktuale kundër pandemisë, ata s’mund ta vizitojnë njëri-tjetrin në shtëpi, apo ta kalojnë vijën e hollë kufitare ndërmjet tyre.

Por, tek ura, vëllezërit marrin karrige kampistësh, termose dhe sandviçë, dhe kënaqen së bëri muhabet./REL