Foto: KALLXO.com

Ura e vogël e problemeve të mëdha (FOTO)

Punimet për ndërtimin e urës së re në Gjakovë, në dalje për Prizren, kanë shkaktuar tollovi në trafik, pritje e kolona të gjata.

Për këtë arsye, qarkullimi i automjeteve po bëhet nëpërmjet rrugës dytësore të lagjes Koloni dhe Rezina.

Kjo tollovi pritet të vazhdojë 3 ditë.

Dje, Komuna e Gjakovës kishte njoftuar se për 3 ditë do të ndërpritet qarkullimi i të gjitha automjeteve.

“Komuna e Gjakovës, përkatësisht sektori për Komunikacion, njofton qytetarët se për shkak të finalizimit të punimeve për ndërtimin e urës së re, në dalje për Prizren, prej nesër, datë 27 shtator 2019 e deri me 29 shtator, do të ndërpritet qarkullimi i të gjitha automjeteve në urën ndihmëse. Gjatë periudhës së ndërprerjes së qarkullimit, trafiku do të orientohet përmes lagjes Rezina dhe Kolonia”, thuhej në njoftimin e Komunës.

Kjo urë, po ndërtohet në dalje të qytetit të Gjakovës, në drejtim të Prizrenit, në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e unazës së qytetit, i cili financohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Gjakovës.

Kallxo.com ka raportuar në lidhje me këtë pjesë të rrugës.

Mbi 3.5 milionë euro për një rrugë në Gjakovë

www.kallxo.com