Foto: UNDP

UNDP dhe UNV mbështesin Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit me mjete digjitale

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI) është ndihmuar me pajisje teknologjike nga ana e UNDP dhe UNV, për të përmirësuar infrastrukturën digjitale .

AShI-ja është ndihmuar me  vegla dhe pajisje të TI-së ( altoparlantë për konferenca, TV, kufje, laptopë, uebkamera HD, kamera për konferenca).

“Duke marrë parasysh pandeminë, është shumë e rëndësishme që Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI) e cila është përgjegjëse për funkcionimin e rrjetit institucional të TI-së, të vazhdoj mandatin pandërprerje që institucionet të kenë mundësi t’i ofrojnë qytetarëve shërbime gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftimin e UNDP-së.

Sipas UNDP-së, COVID-19 ka sjellë një valë të re të transformimit digjital, duke rritur nevojën për transferim të shpejtë në teknologjitë digjitale.

“Institucionet në mbarë botën po u drejtohen zgjidhjeve digjitale për punën dhe operacionet e përditshme. Distancimi fizik si një nga masat parandaluese për përhapjen e pandemisë, së bashku me kapacitetin e kufizuar Teknik, po sfidojnë aftësinë e institucioneve për të kryer plotësisht detyrat dhe përgjegjësitë e tyre”, thuhet në komunikatë.

Ky kontribut është pjesë e projektit të përbashkët të UNDP-së dhe UNV-ve “Support Kosovo Institutions ëith sëift and innovative solutions to contain the spread of COVID-19 pandemic” financuar nga “The UN COVID-19 Response and Recovery Multi-Partner Trust Fund (COVID-19 MPTF)”, i lansuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.