G7, ilustrim
Udhëheqësit e G7 zotohen për përkrahje ndaj Kievit
Udhëheqësit e shtatë vendeve më të industrializuara të botës, G7, u zotuan për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës për sa kohë të jetë e nevojshme, në luftën kundër agresionit të Rusisë, ndërsa thanë se do të shqyrtonin mundësitë se si Moska të paguajë për dëmet që ka shkaktuar me agresionin e saj.
Udhëheqësit e vendeve të G7 zhvilluan një takim virtual më 24.02.2024 me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, për të shënuar dy-vjetorin e agresionit rus, luftë që ka shkaktuar dhjetra mijëra të vdekur, shkatërruar territore dhe ka dëmtuar rëndë ekonominë.
“Ndërsa Ukraina hyn në vitin e tretë të luftës, qeveria dhe populli i saj do të kenë përkrahjen e vendeve të G7 për sa kohë të jetë e nevojshme”, thanë përmes një deklarate udhëheqësit e shtatë vendeve më të industrializuara të botës. VOA