Udhëheqësi politik i Hamasit: Mund t’i lirojmë disa pengje në këmbim të një armëpushimi 24-orësh

Udhëheqësi politik i Hamasit në Bregun Perëndimor tha se ai beson se grupi do të jetë i gatshëm të lirojë disa pengje nëse Izraeli bie dakord për një armëpushim 24-orësh.

Sheik Hassan Yousef tha në një intervistë me Globe and Mail se Hamasi nuk ka asnjë interes t’i mbajë peng gratë dhe fëmijët dhe ka të ngjarë të jetë i gatshëm t’i lirojë ato dhe pengjet e huaja nëse Izraeli pranonte një ndërprerje të armiqësive për ta lejuar ndihmën humanitare që të hyjë në Gaza./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala