Flamuri i Kanadasë, Foto: Qeveria kanadeze

Tragjedia në Kanada, ambasada e Kosovës thotë se qytetarët kosovarë që janë atje janë mirë

Ambasada e Kosovës në Kanada ka njoftuar se shtetasit kosovarë që jetojnë në Saskatchewan në Kanada janë shëndosh e mirë dhe në vende të sigurta.

Ky njoftim nga ambasada vjen pas tragjedisë së mbrëmshme në Saskatchewan, ku si pasojë e një sulmi me thikë kanë vdekur të paktën 10 persona dhe disa të tjerë të lënduar.

“Si rezultat i kërkesës mediale në Kosovë dhe komunitetit të diasporës në Kanada e gjetiu, përkitazi me tragjedinë e mbrëmshme në Saskatchewan, njoftojmë opinionin e gjerë se të gjithë bashkatdhetarët tanë në këtë province, janë shëndoshe e mirë dhe në vende të sigurta” – thuhet në njoftim.

“Duke njoftuar se ne provincën e Saskatchewan jetojnë rreth 50 familje shqiptare, Ambasada e Republikës së Kosovës në Otava, konfirmon se komunikimi me të njëjtët po zhvillohet normalisht, gjersa po përcillet tutje situata e sigurisë në rajonin e Regjinas” – theksohet në njoftim.

Autoritetet kanadeze po kërkojnë dy burra në lidhje me një sulm masiv me thikë të dielën që la të paktën 10 të vdekur dhe 15 të plagosur në skena të shumta krimi në Saskatchewan në Kanadanë qendrore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet kanë identifikuar dy të dyshuarit si Damien Sanderson dhe Myles Sanderson dhe po këshillojnë publikun që të marrë masat e duhur