Tolerimi i duhanit dhe pasiguria nga ngritja e çmimeve - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohen pamjet e aksionit të ATK-së ndaj bizneseve që nuk i kanë deklaruar punëtorët.

Si u provua të fshihet punëtori?

Çfarë thotë pronari i biznesit për punëtoren pa kontratë pune dhe të padeklaruar?

Në pjesën e dytë të emisionit transmetohet hulumtimi për mosrespektimin e Ligjit për pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura dhe lokale, e në pjesën e tretë ndiqeni hulumtimin për ndikimin në shoqëri të rritjes së çmimeve.

A po respektohet Ligji për pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura?

Si ndikon pirja e duhanit në ambiente të mbyllura te duhanpirësit pasivë?

A është shqiptuar ndonjë gjobë për mosrespektim të këtij Ligji?

Sa e ka prekur xhepin e qytetarëve të Kosovës rritja e çmimeve?

A ka ndikuar rritja e çmimeve në zvogëlimin e numrit të konsumatorëve në dyqane?

Cilat produkte janë shtrenjtuar dhe cili është dallimi në çmime krahasuar me një vit më parë?

Si u menaxhua nga Qeveria kriza e rritjes së çmimeve?