TIrana

Tiranë, këputet kablloja e ashensorit, 2 gra të plagosura, njëra prej tyre shtatzënë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në një pallat në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Ashensori i një pallati në zonën e Astirit u shkëput gjatë natës dhe si pasojë dy gra u lënduan, raporton Top Channel.

Burime nga policia bëjnë me dije se në ashensor kanë qenë 5 persona, por vetëm dy prej tyre patën lëndime , njëra prej të cilëve ishte një grua shtatzënë.

Tashmë gjendja e tyre është jashtë rrezikut, thotë policia, ku gruaja shtatzënë është dërguar në shtëpi, ndërsa e lënduara tjetër vazhdon të marrë trajtim në spital.

Kabulli i ashensorit është këputur dhe është përplasur me fuqi në katin e parë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Top Channel.