Policia e Kosovës

Thyhet me gurë një xham në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme

Një xham i Ministrisë së Punëve të jashtme është thyer. Siç bën të ditur Policia në raportin 24 orësh dyshohet se dy fëmijë e kanë thyer xhamin me një gurë.

“Zyrtari policor ka njoftuar se derisa ka qenë në sigurim të objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, nga dy fëmijë dyshohet se është thyer me guri një xham i objektit të ministrisë. Nuk raportohet për të arrestuar” ka njoftuar Policia.