Një pjesëtar i Policisë së Kosovës pranë Xhamisë së Madhe.

Penguan faljen e namazit, arrestohen gjashtë persona në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë arrestuar gjashtë të dyshuar pasi kanë penguar ritin e faljes së namazit të Xhumasë në xhaminë e një fshati në Podujevë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sipas raportit policor, rasti po trajtohet si pengim i ceremonisë fetare.