Thirrje: Çmimet për storiet më të mira gazetareske në fushën e shpenzimeve publike

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN Kosova, në kuadër të projektit të promovimit të rolit të ZKA-së në kuadër të projektit të mbështetur nga Ambasada Holandeze në Prishtinë, shpall Thirrje për:

Tri storiet më të mira në temën e shpenzimit të parasë publike

Kriteret e konkursit

  • Storiet duhet të jenë të publikuara nga data 1 tetor 2019 deri 30 shtator 2020
  • Storiet duhet të jenë të publikuara në televizione, radio si dhe në media online e gazeta që janë anëtare të KMShK-së
  • Gazetarët dhe grupe gazetarësh lejohet të aplikojnë me storiet e tyre

Juria do t’i përzgjedhë storiet duke i vlerësuar ato në:

  • Ndikimin i gjetjeve në audiencën e përgjithshme
  • Cilësia e hulumtimit dhe gjithëpërfshirja e burimeve të informacionit
  • Kreativiteti në përdorimin e të dhënave publike të nxjerra nga raportet e auditimit

Aplikantët duhet të dorëzojnë një përshkrim të shkurtër të stories dhe impaktit të saj në publik dhe gjithashtu linkun ose kopjen e skenuar të publikimit.

Të gjitha aplikacionet për Çmimin për storjen më të mirë, do të pranohen deri më 15 nëntor 2020, në ora 23:59, në e-mail adresën: [email protected]

* Aplikimet e jo të plota ose aplikimet e pranuara pas afatit kohor nuk do të merren në konsideratë.

Çdo pyetje që ka të bëjë me Çmimin për të shkeljet në shpenzime publike mund të drejtohet në e-mail adresën e përmendur më lart.

Çmimi gazetaresk do të shoqërohet me stimulim monetar

  • Çmimi i parë 800 euro
  • Çmimi i dytë 600 euro
  • Çmimi i tretë 400 euro

Aplikacionet e pranuara do të vlerësohen nga një juri profesionale e përbërë nga 5 anëtarë përfshirë redaktorë, punonjës të mediave dhe përfaqësues të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Shpallja e çmimeve do bëhet në javën e parë të dhjetorit.