Theren me thikë tre persona në Klinë

Tre persona janë therur me thikë mbrëmë në rrugën “Skender Rexhepi”, në Klinë.

Sipas njoftimit nga policia, rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:47, ku incidenti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme.

Sipas policisë tre të dyshuarit kanë therur me thikë tre viktimat, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që është goditur me thikë disa herë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit tre të dyshuari janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.