Thellohet kriza me COVID-19 në Shqipëri

Vazhdon rritet numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri duke shkuar ne 1164 persona, me 21 raste te reja ne 24 oret e fundit.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 243 testime në nga të cilat janë konfirmuar 21 raste pozitive, përkatësisht janë 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër kemi nga një rast të prekur me Covid19.

Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 raste”, njoftoi MSh. /21Media