Foto: REL

Thaçi: Kurtin nuk mund ta quajmë ndryshe përveç uzurpator

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vazhduar insistimin e tij se Albin Kurti është uzurpator i karriges së kryeministrit.

Në një konferencë pas takimit me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Thaçi ka thënë se Kurti ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka si të quhet ndryshe përveç uzurpator.

“Ndërsa të gjithë janë dëshmitarë që zoti Kurti në periudhën e tij të qëndrimit si kryeministër për 45 ditë deri sa është shkarkuar,  pra është ndëshkuar nga 2/3 e kuvendit, gjatë atyre ditëve ka bërë dy shkelje të rënda kushtuese. Pra një njeri që ka bërë dy shkelje të rënda kushtetuese dhe i shkarkuar dhe i ndëshkuar nga Kuvendi, nuk mund ta quajmë ndryshe përveç uzurpator dhe paligjshëm duke qëndruar në zyrë”, tha ai.

Ndërsa duke ju referuar deklarimeve të Kurtit se Thaçi duhet të jap dorëheqje nga posti i Presidentit, vet PResidenti tha se e ka paralajmëruar Kurtin se ai do të shkarkohet i pari.

“Ai ka ardhur me yryshin e shkarkimit të presidentit, por unë pata deklaruar në atë kohë se ai ka me shku ma shpejtë se Presidenti, kështu që edhe një herë e theksoi se është koha që Kurti që grupi e tij të përballen me drejtësinë për shkak të aktiviteteve kriminale dhe politike”, tha Thaçi.

Thaçi u pyet edhe për rifillimin e dialogut, për të cilin theksoi se Kosova duhet të jetë e unifikuar dhe e gatshme për të filluar fazën finale.

“Kosova duhet të jetë e gatshme javët e ardhshme t’i  merr përgjegjësit që i takojnë në realitetet e reja, askush nuk mund ta përcaktojë ditën apo javën kur mund do të vazhdohet dialogu. Neve na mbetet që të punojmë të gjithë pa dallime që të kemi punë serioze sa më unikiuese  që ky proces të përfundoj si dy vende të pavarur”, tha ai.

Dje presidenti Thaçi u ka thënë mediave se Kurti “e ka uzurpuar zyrën e kryeministrit” dhe se “po sillet si i paligjshëm në skenën politike”.

Sot në një përgjigje ndaj deklaratës së presidentit, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se “Thaçi dëshirat e tij i shkruan si fakte të mijat, unë jam kryeministër në detyrë dhe nuk bëhet fjalë për asnjë përshkrim që e ka bërë ai”

Kurti i përgjigjet Thaçit për zyrën e kryeministrit: Ai dëshirat e tij i përshkruan si fakte