Thaçi: Jemi duke u angazhuar për anëtarësim në NATO

Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar sot 71 vjetorin e themelimit të NATOS-së duke thënë kështu se në Kosovë janë duke punuar për anëtarësimin e Kosovës.

“Aspirata jonë e përhershme drejt NATO-s vazhdon të na drejtojë edhe sot dhe jemi duke u angazhuar maksimalisht që, sa më parë, Republika e Kosovës të bëhet pjesë e saj”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas presidentit, arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë e shpejton agjendën e Kosovës për anëtarësim.

“Arritja e një marrëveshjeje për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një hap i nevojshëm që përshpejton agjendën tonë integruese në NATO dhe OKB”, ka shkruar tutje ai.

Thaçi ka falënderuar edhe njëherë NATO-në për ndërhyrjen ushtarake në vitin 1999.