Parlamenti i Turqisë e ratifikon anëtarësimin e Finlandës në NATO

Parlamenti i Turqisë e ka ratifikuar të enjten kërkesën e Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO, duke e larguar edhe pengesën e fundit në rrugën e pranimit tashmë të vonuar prej kohësh të këtij shteti nordik në aleancën ushtarake perëndimore.

Të 276 ligjvënësit e pranishëm votuan njëzëri në favor të ofertës së Finlandës, disa ditë pasi parlamenti i Hungarisë e miratoi gjithashtu pranimin e Helsinkit.

Të alarmuar nga pushtimi rus i Ukrainës një vit më parë, Finlanda dhe Suedia e braktisën politikën e tyre prej dekadash të mosangazhimit dhe aplikuan për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s.

Kërkohet unanimiteti i plotë për të pranuar anëtarë të rinj në aleancën prej 30 anëtarësh dhe Turqia dhe Hungaria ishin dy anëtarët e fundit të NATO-s të cilat e ratifikuan pranimin e Finlandës.

Oferta e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën, ndërkohë, ka mbetur pezull, me Turqinë dhe Hungarinë që po përpiqen t’i japin asaj dritën jeshile, pavarësisht se e shprehin mbështetjen për zgjerimin e NATO-s./Euronews

Përgatiti: Nuhi Shala