Thaçi e mirëpret marrëveshjen për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se e mirëpret arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

“E mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në shtetin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut. Partnerëve të koalicionit qeverisës u uroj suksese në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Thaçit, shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin.

BDI-së dhe LSDM-së në Maqedoninë e Veriut kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Sipas marrëveshjes, BDI-ja do ta ketë pozitën e kryeministrit në 100 ditët e fundit të mandatit, kryetari i Kuvendit do të jetë nga kjo parti dhe gjithashtu ministria e jashtme do të udhëhiqet nga partia shqiptare.