Tërmet i ri në Shqipëri

Një tërmet i ri është regjistruar në Shqipëri para gjysmë ore.

Dridhja e tokës është ndjerë edhe në Tiranë në orën 21:33, raporton Top-Channel.

Sipas televizionit, tërmeti ka qenë i fuqisë 3.7 ballë.

Që nga e marta në mëngjes, Shqipëria është goditur nga disa tërmete.

Më i fuqishmi ishte ai që ra të martën në ora 3:55 të mëngjesit, i cili shkatërroi ndërtesa në Durrës dhe Thumanë.

Deri më tani, nga rrënojat janë nxjerrë trupat e pajetë të 41 qytetarëve të këtyre dy lokaliteteve.

Tërmet i ri në Durrës, banorët në panik