Foto: Ilustrim
Tentoi të kalojë kufirin ilegalisht me 260 litra naftë, arrestohet i dyshuari
11.4.2021 - 10:04
Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ka tentuar të kalojë kufirin nga Kosova në Serbi në mënyrë ilegale.
Sipas Policisë, i njëjti ka tentuar që me kombi, në të cilin kishte të ngarkuar rreth 260 litra naftë, të kalojë kufirin në mënyrë ilegale në Kosuticë.
I dyshuari së bashku me automjetin janë dërguar më pas në Stacionin policor.
Rasti i cili ka ndodhur dje në orët e pasdites, është duke u hetuar nga Policia.