Tentoi të futej me forcë në banesën e një gruaje, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi kishte tentuar që me forcë të futet në banesën e një gruaje.

Viktima ka raportuar se i dyshuari e kishte shqetësuar edhe përmes sms-ve dhe thirrjeve telefonike.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.