Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Tentim vrasje në Drenas, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, të cilët po dyshohen për tentim vrasjes me thikë ndaj dy burrave të tjerë.

Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshje verbale, tre të dyshuar i kanë sulmuar fizikisht me thikë dy burra.

Dy viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare Kosovës për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë, ndërsa dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq për të dyshuarin e tretë, Policia thotë se është në arrati.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 8:00.