Foto: KEDS

Telashe me rrymën në disa rajone për shkak të shiut, deklarohet KEDS-i

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se pas reshjeve të shiut kanë aktivizuar ekipe shtesë për të ri-kyçur konsumatorët sa më parë në energji elektrike.

Siç është thënë në njoftim reshjet e paralajmëruara të shiut kanë mobilizuar ekipet e KEDS-it, me qëllim që të jenë në dispozicion për çdo eventualitet.

“Rrebeshet e shiut, të përcjella me erëra e shkarkime atmosferike, vende-vende edhe me breshër kanë bërë që disa lart-përçues nëpër rajone të ndryshme të vendit të jenë jashtë funksionit.

KEDS tha se aktualisht rajoni më i prekur është Prishtina, Peja, Prizreni dhe Ferizaj.

Po ashtu është njoftuar se falë intervenimit të menjëhershëm të KEDS-it, në disa vende ku është stabilizuar moti, disa dalje tashmë janë rikthyer në funksion.