Teatri Kombetar

foto; Denis Sllovinja

 Teatri Kombëtar publikon repertorin për muajin tetor

Me dy shfaqje premierë, Teatri Kombëtar i Kosovës ka rifilluar punën pas ndërprerjes së repertorit për shkak të COVID-19.

Premiera e shfaqjes, “Rinoqeronti” me regji të  Gëzim Hasanit jepet sot, e martë, 13 tetor 2020, në ora 20:00, ndërsa e dyta, “Kthimi i Karl May”, me regji të Blerta Nezirajt jepet të premten më 16 tetor 2020, në orën 20:00.

Programi i shfaqjeve të TKK-së gjatë muajit tetor, përveç premierave përfshin edhe reprizat e shfaqjeve “Zgjimi i Pranverës”, “Arturo iu” dhe shfaqjen “Frigoriferi” të Teatrit të Podujevës.

Në mars të këtij viti TKK-ja ishte detyruar të ndërpresë dhënien e shfaqjeve për publikun për shkak të COVID-19. Gjatë muajve prill -qershor disa prej shfaqjeve të realizuara të këtij teatri u shfaqën online në rrejtët sociale në kuadër të kalendarit të përbashkët të teatrove Kosovare.