Teatri i Ferizajt "Adriana Abdullahu"

Teatri i Ferizajt anulon repertorin për muajin nëntor   

Teatri “Adriana Abdullahu” i qytetit të Ferizajt ka anuluar repertorin për këtë muaj. 

Përmes një postimi në Facebookmenaxhmenti i këtij teatri ka bërë të ditur se për shkak të masave të reja në luftën kundër pandemisë COVID-19, është bërë e pamundur mbarëvajtja e repertorit për muajin nëntor 2020.  

“Ne kemi anuluar të gjitha shfaqjet dhe aktivitetet e planifikuara për këtë muaj. Ne vazhdimisht do të ju mbajmë të informuar për aktivitetet e Teatrit ‘Adriana’, të cilat aktivitete varen shumë nga masat që merren në lidhje me pandeminë”, thuhet në njoftimin e teatrin “Adriana” të Ferizajt. 

Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Këto masat të cilat kanë hyrë në fuqi të premten e kaluar janë ndarë në tri zona, sipas numrit të infektimeve. 

Rajoni i Ferizajt, për shkak të numrit të madh të infektimeve me COVID-19, është futur në zonën e kuqe, me rrezikshmëri të lartë, në të cilën nga ora 19:00 ndalohet çdo veprimtari dhe lëvizja e qytetarëve, përveç rasteve emergjente dhe me leje të posaçme.