Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohen dy persona

Janë arrestuar dy persona, pasi të njëjtit kishin shtënë me armë zjarri në Podujevë duke paraqitur rrezik të përgjithshëm.

Sipas raportit policor me urdhër të prokurorit është kryer bastisja e shtëpive ku janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta si dhe dy karikatorë pa fishekë.

Tutje në raport thuhet se pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit  janë liruar në procedurë të rregullt.