Ilustrim

Të shtëna armësh në Prizren, policia gjeti tri gëzhoja

Dy natë më parë, në Prizren policia kishte marrë një informacion për të shtëna armësh.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në hapësirat e tregut të gjelbër. Ankuesi kishte raportuar se aty ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të panjohur.

Sipas raportit policor, nuk raportohet për të dyshuar e as të lënduar ndërsa rasti është duke u hetuar.

Deri më tani policia nuk ka njoftuar se ka identifikuar se kush gjuajti me armë zjarri ndërsa rasti është iniciuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.