Të hënën Zona Industriale në Fushë Kosovë nuk do të ketë ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njoftuar se ditën e hënë me datën 16 dhjetor do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm në Zonën Industriale në Fushë Kosovë.

Rrethi i ETC-së në drejtim të Fushë Kosovës, konkretisht blloqet e banimit” Apolonia 1”, banesat e ” Tregtisë”, banesat e “ Al Trade”, banesat e” Model Sllovenia” , banesat e “ Semitronix”  dhe banesat e “ Preniqit”, nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm nga ora 10:00 deri në orën 16:00.

Sipas kompanisë së ujësjellësit, arsyeja e mungesës së ujit ditën e hënë është  realizimi i punimeve teknike, kyçja e gypit me diametër fi 160 mm, investim i Komunës së Prishtinës.