FOTO: Kolona të gjata në rrugën Prishtinë- Fushë-Kosovë

Kolona të gjatë të automjeteve janë krijuar në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Kjo pasi që Policia e Kosovës është duke i ndaluar veturat dhe po ua kontrollon dokumentet qytetarëve për të mësuar nëse janë banorë të Prishtinës ose jo.

Prishtina pas konfirmimit të rasteve të reja të shtunën ka hyrë në karantinë nga sot. Kjo komunë deri më tani ka 47 të prekur me COVID-19.

Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë komunës së Prishtinës kanë mundësi të kthehen më së largu sot deri në orën 17:00.

Këto janë fotografitë që një qytetar ka dërguar në redaksinë e KALLXO.com nga kolona e gjatë në zonën industriale.