Euronews

Tarifë administrative prej 7 eurosh për qytetarët jashtë BE-së

Qytetarët të cilët udhëtojnë në BE së shpejti do të kenë një tjetër çështje administrative me të cilën do të merren.

Qytetarët që nuk jane pjesë e BE-së, përfshirë amerikanë, australianë, britanikë dhe udhëtarë të tjerë nga jashtë zonës Shengen, do të duhet të plotësojnë një aplikim prej 7 eurosh për të hyrë në BE duke nga viti i ardhshëm, shkruan Euronews.

Sipas të ashtuquajturit “rregulli 90 ditësh”, qytetarët e vendeve të lartcekuara si dhe të shumë vendeve të tjera lejohen t’i kalojnë vetëm deri në 90 ditë, në çdo 180 brenda BE-së. Për një qëndrim më të gjatë ata do të kenë nevojë për vizë.

Megjithatë, diçka e tillë nuk po ndryshon rrënjësisht, pasi qytetarët kanë ende të drejtë të kalojnë kaq shumë kohë brenda BE-së, por procesi nuk do të jetë më plotësisht pa një kosto financiare.

I quajtur “Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit” – shkurt ETIAS – rregulli i ri synon “ta rrisë sigurinë dhe të ndihmojë në parandalimin e kërcënimeve shëndetësore ndaj bllokut të BE-së”.

Për kë vlen heqja e re e vizave për BE?

Masa e re e sigurisë prek njerëzit që nuk jetojnë përgjithmonë në një vend të BE-së ose nuk kanë nevojë për vizë për të qëndruar në një vend të tillë.

Prandaj, turistët, pronarët e shtëpive të dyta, punëtorët e përkohshëm ose ata që vizitojnë familjen ose miqtë në 26 vendet e zonës Shengen duhet të kenë parasysh këtë masë.

Programi i ri ETIAS po krahasohet me heqjen e vizave ETA Australiane dhe ESTA në SHBA, të dyja të përdorura për qëndrime afatshkurtra.

Rregullat për ata që kërkojnë vizë Shengen – duke përfshirë shumicën e qytetarëve në Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut – do të mbeten të njëjta.

Si dhe kur do të nisë ky ndryshim udhëtimi për qytetarët jo-BE?

Komisioni Evropian thotë se kjo do të ketë një “efekt minimal” për njerëzit që udhëtojnë në Evropë.

Udhëtarët e kualifikuar do të duhet të plotësojnë një aplikim online përpara se arritjes në zonën e BE-së, i cili kushton 7 euro ose është falas për qytetarët e moshës nën 18 ose mbi 70 vjeç.

Nevojiten vetëm disa minuta për të plotësuar formularin – i cili do të kërkojë informacione biometrike të pasaportës dhe detaje të udhëtimit, si dhe disa pyetje bazike rreth sigurisë. Mirëpo udhëtarët këshillohen të plotësojnë këtë aplikacion të paktën 72 orë përpara se të kenë nevojë për të vetëm në rast të ndonjë vonese.

Pasi ky aplikim do të miratohet, i njëjti ka një kohëzgjatje prej tri vitesh – që është një lajm i mirë për udhëtarët e shpeshtë, edhe pse më pas duhet të rinovohet.

ETIAS do të hyjë në fuqi para fundit të vitit 2022.