Tankset britanike Challenger 2 po shkojnë në Ukrainë, çfarë efekti do të kenë ato në fushëbetejë

Kryeministri britanik Rishi Sunak konfirmoi të shtunën se Britania e Madhe do t’i dërgojë tanket e saj Challenger 2 në Ukrainë. Britanikët do të bëhen kështu vendi i parë perëndimor që dërgon një nga tanket e rënda e më të fuqishme në botë në Ukrainë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka falendëruar Britaninë e Madhe me fjalët se veprimi i tyre “jo vetëm që do të forcojë Ukrainën në fushëbetejë, por gjithashtu do ta dërgojë sinjalin e duhur për partnerët e tjerë”, shkruan BBC. Pas njoftimit të Sunak, Zelenski e quajti të padepërtueshme mbështetjen e Britanisë së Madhe për Ukrainën.

Pritet që britanikët fillimisht ta dërgojnë rreth një duzinë te tnksesh Challenger 2 në Ukrainë. 

Çfarë mund të nënkuptojnë këto tankse në luftën kundër pushtuesve rusë në terren.

Në fushëbetejë, Challenger 2 do të jetë superior ndaj çdo tanku luftarak rus që i del përballë, tha një ekspert ushtarak për Business Insider, dhe disa raporte sugjerojnë gjithashtu se tankset do t’i japin një goditje të rëndësishme forcave të Putinit në pjesët e pushtuara të Ukrainës.

Deri tani në nivelin e një gjesti simbolik për ukrainasit

Megjithatë, numri i vogël i këtyre tankseve është më shumë një gjest simbolik sepse duhet të ketë shumë prej këtyre tankseve në fushëbetejë për të qenë efektive, sipas Justin Crump, veteran ushtarak britanik dhe Shef Ekzekutiv i firmës së inteligjencës së rrezikut Sibylline.

Crump shton se vendimi i qeverisë britanike mund të hapë derën për vendet e tjera perëndimore që të dërgojnë tankse në Ukrainë, tha ai, veçanërisht tankset Leopard 2 të prodhuara në mënyrë serike gjermane, të cilat tashmë përdoren nga disa vende evropiane.

Leopardi nuk është aq i mirë sa një tank një-për-një, por unë do të merrja 400 Leopardë për 10 Challenger 2, thotë Crump.

Polonia njoftoi të mërkurën se planifikon të transferojë tanke Leopard në Ukrainë, porse paraprakisht u duhet leje nga Berlini zyrtar. Zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck tha të enjten se ai nuk do ta pengojë Poloninë dhe raportet sugjerojnë se Gjermania po shqyrton gjithashtu nëse do të ndjekë të njëjtin shembull.

Superiore ndaj tankseve luftarake ruse

Crump beson se tankset britanike Challenger 2 do t’i mposhtin lehtësisht tankset kryesore të betejës ruse, të cilat bazohen kryesisht në tanket T-72 të epokës sovjetike.

“Challenger 2 është projektuar për ta bërë punën që ukrainasit kanë nevojë për këtë tank për ta bërë. Ata janë sigurisht shumë më të mirë se çdo gjë që kanë rusët, sepse gjithçka që kemi projektuar gjatë Luftës së Ftohtë – Challenger 2, Leopard 2, M1 Abrams në SHBA – të gjitha ato automjete të dizajnuara për të qenë dukshëm më të mira se ekuivalenti rus”, tha Crump.

Challenger 2 ka një motor nafte V-12 62.5 ton, 1200 kuaj fuqi dhe është i pajisur me tri lloje armësh. Armatimi kryesor është një top 120 mm që mund të gjuajë municione antitank ose me eksploziv të lartë, për të cilat Crump thotë se janë krijuar për të shkatërruar gjëra të tilla si automjete të lehta dhe bunkerë. Ka edhe dy mitralozë.

Crump thekson se sistemi i kontrollit të zjarrit të tankut është tepër i saktë. Arma e Challenger është veçanërisht e saktë brenda një rrezeje prej dy kilometrash, shton tutje eksperti britanik, megjithëse ajo armë ka një rreze më të gjatë, natyrisht.

Challenger 2 ka një telemeter rreze lazer që rregullon armën përpara se ta godasë objektivin, duke marrë parasysh një sërë faktorësh, të tillë si era, temperatura dhe drejtimi i mjetit të targetuar. Pamja termike gjithashtu ndihmon në gjurmimin e objektivave gjatë natës, dhe stacioni komandues ka një periskop me një pamje panoramike 360 ​​gradë.

Tanku rus T-72 nuk mund t’i bëjë asgjë?

Tanku ka një ekuipazh prej katër vetash, duke përfshirë komandantin dhe gjuajtësin. Challenger 2 ka një “aftësi gjuetare-vrasëse”, e cila i referohet një sistemi shënjestrimi ku gjuajtësi dhe komandanti mund të gjurmojnë dy objektiva të veçantë në të njëjtën kohë.

Ajo që i bën këta tankse të fuqishëm është se ato mbrohen mirë nga armatura e Chobham, e njohur gjithashtu si armatura e Dorchester, për të cilën Crump thotë se janë disa nga blindat më të mira në botë. Përbërja e saktë e armaturës është rreptësisht konfidenciale dhe thuhet se mund t’i mbijetojë një goditjeje të drejtpërdrejtë nga një T-72 rus, shkruan The Telegraph.

Ata harruan të shtojnë nëse Challenger mund t’i mbijetojë një goditjeje të drejtpërdrejtë nga tanket ruse T-80, T-90 ose T-14 Armata, nga të cilat Rusia duhet të ketë më shumë se një duzinë.

Ajo që u bëri më shumë përshtypje komandantëve të huaj në lidhje me Challenger 2 ishte sistemi i tij efikas i pezullimit, i cili e lejon atë të rrëshqasë lehtësisht mbi një terren që do të ishte i vështirë për tankset e tjera të kalonin, shton në fund Crump./ Business Insider

Përgatiti: Nuhi Shala