Supremja i hodhi poshtë dy Ankesat e fundit lidhur me Zgjedhjet e 9 shkurtit

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara dy Ankesat e fundit lidhur me procesin e Zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Sipas njoftimit, kjo Gjykatë ka hedhur poshtë Ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Partisë Demokratike të Ashkalinjve.

Vendimi i sotëm i hap rrugë certifikimit të rezultateve të Zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Supreme mund ta lexoni të plotë në këtë: LINK.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), më 15.05.2025, ka shpallur rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve parlamentare që janë mbajtur më 09.02.2025.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 396,787 vota apo 42.30%, PDK është renditur e dyta me 196,474 apo 20.95%, LDK e treta me 171,357 apo 18.27%, AAK-Nisma me 66,256 vota apo 7.06%.

Sipas numrit të ulëseve që kanë siguruar në Kuvendin e Kosovës, partitë janë renditur kështu: LVV me 48 deputetë, PDK me 24 deputetë, LDK me 20 deputetë, Lista Serbe me 9 deputetë, AAK-Nisma me 8 deputetë etj.