(Ilustrim)

Sulmoi zyrtaren e përmbarimit privat, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për sulm.

Ai dyshohet se në shenjë revolte, ka sulmuar zyrtaren e zyrës së përmbarimit privat.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.