Ilustrim

Sulmoi fizikisht me armë zjarri viktimën, arrestohet i dyshuari

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është njoftuar se është arrestuar një i dyshuar, pasi gjatë një mosmarrëveshjeje verbale e kishte sulmuar fizikisht me armë zjarri viktimën.

Ngjarja është raportuar se ka ndodhur në Prishtinë më 28.02.2024 në 14:10h, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 29.02.2024.

Viktima është thënë se ka pësuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.

PK ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit me qëllim të sigurimit të provave materiale.

Rasti më pas është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.

Policia thekson se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.