Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet i dyshuari nga Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Skenderaj.

Rasti ka ndodhur më 29.06.2024 rreth orës 15:08.

Një burrë u arrestua si i dyshuar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze.

“Viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – ka njoftuar Policia në raportin ditor.