Lokali i sulmuar në Lezhë. Foto: Elvis Hila-BIRN

Sulmohet me armë lokali në Lezhë

Një lokal në fshatin Pllanë të Lezhës në Shqipëri u sulmua me armë zjarri gjatë natës, por nuk pati persona të lënduar.

Biznesi Bar Kafe i cili ndodhet pranë rrugës nacionale Lezhë-Milot dhe është në pronësi të Gjovalin Prendit u qëllua tre herë me pistoletë në pjesen hyrëse. Në momentin e ngjarjes lokali ka qenë i mbyllur dhe janë shkaktuar vetem dëme të vogla materiale.

Pronari, i cili ka shkuar për të hapur biznesin në orët e mëngjesit ka konstatuar atë çfarë i kishte ndodhur, dhe ka lajmërua menjëherë policinë. Këta të fundit nisen hetimet në lidhje me ngjarjen.

Sipas policisë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre gëzhoja pistoletë të cilat pritet të analizohen nga grupi hetimor, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në kërkim të autorëve.

Biznesi, i cili u sulmua me armë nuk ka patur kamera sigurie dhe ndodhet disa metra larg zonës së banuar, ndërsa pronari mësohet te këtë thënë se nuk ka konflikte. Megjithatë një prej nipërve të tij u vra në një atentat në shkurt të vitit 2014. Ngjarja e para 6 viteve mbetet e pazbardhur.

Burime nga policia thanë se ngjarja mund të jetë e lidhur me aktivitetin e djalit dhe nipave të pronarit jashtë vendit, pistë e cila u hetua edhe për atentatin me armë në vitin 2014-të./