Sulmohet ekipi i Klan Kosovës në Zubin Potok
19.12.2022 - 14:35
Një ekip i televizionit Klan Kosova është sulmuar gjatë ditës së sotme me gurë nga disa persona të maskuar tek barrikada në fshatin Çabër të Zubin Potokut, kanë njoftuar nga ky televizion.
Klan Kosova bënë të ditur se në mesin e personave të sulmuar janë gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani.
Sipas televizionit, ekipi nuk ka pësuar lëndime fizike nga ky sulm.
Ditë më parë në Mitrovicë të Veriut është sulmuar edhe ekipi i KALLXO.com, po ashtu nga persona të maskuar.
Këtu mund ta shihni raportimin e Klan Kosova.