Persona të maskuar grumbullohen në Mitrovicën e Veriut

Grupe personash, disa prej të cilëve të maskuar, janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut.

KALLXO.com ka siguruar pamje të këtyre personave që janë mbledhur në grupe disa orë pas rritjes së pranisë së Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut dhe gjetiu në veri.

Aktualisht situata është e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident.

Dhjetëra policë të rendit janë vendosur në Mitrovicën e Veriut pas vendimit të institucioneve për të rritur praninë policore në veri pas incidenteve të ditëve të fundit, gjatë të cilave u përdorën granata dore e u shkrepën edhe armë zjarri.

Ekipi i KALLXO.com është duke raportuar nga vendi i ngjarjes.