Spitali i Mitrovicës - Arkiv

Sulmohen dy infermierë në spitalin e Mitrovicës

Dy infermierë janë sulmuar gjatë ditës së djeshme në vendin e tyre të punës, në spitalin rajonal të Mitrovicës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00.

Në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët dyshohen për sulm ndaj dy infermierëve të cilët kanë qenë në vendin e punës.

Si pasojë  e këtij sulmi, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.