Ilustrim Foto: Steven Lewis

Sulm në një motel në Obiliq, viktima u sulmua me kondak të revoles

Një person është sulmuar dje në një motel në Obiliq.

Sipas Policisë, ai ishte sulmuar derisa ishte duke qëndruar në motel dhe dy të dyshuarit të panjohur për të e kanë goditur me kondak të revoles.

Tutje është bërë e ditur se të dyshuarit duke u largur nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja dhe viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK.

Rasti ka ndodhur në ora 02:45.