Vendi i përleshjes së armatosur në Skenderaj | Foto: KALLXO.com

Suharekë, përleshen mes 5 personave

Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici dje 5 persona në Suharekë, pasi që ata pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.

Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.