Strellci i Epërm do të bëhet me QMF në vlerë 260 mijë euro

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Strellci i Epërm i Deçanit së shpejti do të bëhet me një Qendër e Mjekësisë Familjare.

Kështu njoftoi ai pas një takimi me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Zemaj tregoi edhe sa do të kushtojë ky projekt.

“Me qëllim të rritjes së cilësisë së kujdesit shëndetësor në Deçan, Strellc dhe fshatrat përreth, infrastrukturës së institucioneve shëndetësore të Deçanit po i shtohet edhe objekti i ri i QMF-së në Strellc të Epërm. Së bashku me kryetarin e Deçanit, z. Bashkim Ramosaj nënshkruam memorandumin për “Ndërtimin e Objektit të Qendrës të Mjekësisë Familjare” në Strellc të Epërm , me vlerë 260 mijë euro”, shkroi ai në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë i Zemajt në Facebook:

Urime qytetarë të Deçanit, Strellcit dhe fshatrave përreth!

Me qëllim të rritjes së cilësisë së kujdesit shëndetësor në Deçan, Strellc dhe fshatrat përreth, infrastrukturës së institucioneve shëndetësore të Deçanit po i shtohet edhe objekti i ri i QMF-së në Strellc të Epërm.

Së bashku me kryetarin e Deçanit, z. Bashkim Ramosaj nënshkruam memorandumin për “Ndërtimin e Objektit të Qendrës të Mjekësisë Familjare” në Strellc të Epërm , me vlerë 260 mijë euro.

Pos investimeve në infrastrukturë, pritet të shtohet edhe personeli mjekësor duke konfirmuar se kjo komunë do ta ketë mbështetjen e plotë.

Në qoftë se edhe në zona të tjera është e nevojshme investimi në projektet infrastrukturore, Ministria e Shëndetësisë do të vazhdoj tutje.

Tashmë sipas kërkesave kemi mundësuar që edhe kandidatët nga Deçani të jenë pjesë për

edukim specialistik në mesin e 1034 kandidatëve, kryesisht për specializime për Mjekësinë familjare, Biokiminë klinike, Gjinekologji dhe Obstetrikë, Pediatri, të cilët do të punojnë në QKMF dhe QMF.