Ilustrim

Statistikat e të infektuarve dhe vdekjeve nga coronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur shpërthimin e coronavirusit si pandemi.

Ani pse numri i të prekurve në Wuhan aty ku filloi shpërndarja e virusit corona ka rënë identifikimi i të prekurve në Europë numri vetëm po shtohet.

Kosova identifikoi tre raste pozitive me coronavirus brenda dy ditëve, pra dje dhe sot.

Por cilat janë statistikat globale për të prekurit, të vdekurit dhe të shëruarit nga ky virus.

Numri total i të prekurve nga visuri corona në gjithë botën është 147 mijë e 736 persona. Nga kjo statistikë, 72 mijë e 53 persona të infektuar janë shëruar ndërsa 5 mijë e 609 persona nuk kanë arritur që të i mbijetojnë infektimit me coronavirus për shkak se përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Këto statistika janë marrë në CoronaTracker një ueb-faqe e cila në kohë reale po tregon statistikat e reja të të prekurve nga coronavirus.

Sipas CoronaTracker 90 shtete të ndryshme të botës kanë raste të identifikuara dhe të konfirmuara me coronavirus.

Pas Wuhanit për të cilin tani raportohet se për shkak të masave të rrepta dhe të ndërmarra menjëherë pas shpërthimit të kësaj pandemie, numri i të prekurve ka rënë por në Europë numri i të infektuarve po rritet dita- ditës.

Vetëm në Kinë sipas CoronaTracker, janë të konfirmuara rreth 90 mijë raste të të prekurve me coronavirus, prej tyre 65 mijë e 654 janë shëruar dhe 3 mijë e 193 kanë vdekur.

Pas Kinës, Italia është vendi i dytë më i prekuri me coronavirus. 17 mijë e 660 persona janë konfirmuar të infektuar me virusin corona, nga ta 4 mijë e 339 janë shëruar ndërsa 1 mijë e 439 kanë vdekur.

Këtu mund të shikoni në vazhdimësi për numrin e të prekurve me virusin corona.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdimisht ka publikuar udhëzues për masat parandaluese ndaj coronavirus.

Konfirmohet rasti i tretë me coronavirus në Kosovë

.