Agim Bahtiri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sqarimi i Agim Bahtirit për mosrregullimin e trafikut urban në Mitrovicë

Është gati në përfundim të mandatit të dytë në krye të Mitrovicës, por Agim Bahtiri nuk ka arritur të mbajë premtimin e dhënë në fushatën për mandatin e parë për një transport urban të rregullt dhe efikas.

Ky projekt as që ka nisur të realizohet.

Për këtë premtim, kur Agim Bahiti u pyet nga Jeta Xharra në emisionin Jeta në Komunë se pse Mitrovica ende nuk ka transport urban, u përgjigj duke thënë se Komuna ka vëshirësi në realizimin e këtij premtimi.

“Kemi vështirësi në atë drejtim për arsye se në kemi një stacion por e kemi një çrregullim të sistemit të transportit me kombi-busa, jemi munduar disa herë më i ndal. E kam pasë plan me i ndërpre, kam thënë në 2013, për arsye se më 2013 për mua ka qenë diçka e re dhe kur e kam kuptuar si kryetar se ndryshojnë gjërat nuk kam shkuar në premtime fare“, tha tutje Bahtiri.